Elvis Rexhbecaj shënon gol dhe asiston për Wolfsburgun në ndeshjen ndaj Augsburgut
18/05/2019
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Elvis Rexhbecaj po vazhdon me paraqitje të mira te skuadra gjermane Wolfsburg.
Rexhbecaj është njëri nga të rinjtë shqiptar që po spikat më shumë në ligat e mëdha evropiane.
Mesfushori nga Kosova ka gjetur golin sot (e shtunë) në takimin e fundit të sezonit 2018/19 në Bundesliga.
21-vjeçari ka shënuar një gol të bukur nga jashtë zonës në ndeshjen ndaj Augsburgut.
Ky gol i shqiptarit erdhi në minutën e 60-të dhe ngriti epërsinë e Ujqve në 6-0.
Për Rexhbecajn ky ishte goli i dytë këtë sezon, teksa numëron edhe dy asistime, ku njëri erdhi sot tek goli i 4-0. /Telegrafi/


