Please enter at least 3 characters.

Elmazi: Ka filluar pastrimi i deponisë në Radushë që rrezikon burimin e Rashçes

Pas videos së publikuar dhe reagimeve të ashpra në publik, kryetari i komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, njoftoi mbrëmë se ka filluar pastrimi me mekanizim i deponisë së rrezikshme në Radushë, e cila besohet se është kërcënuese për mjedisin dhe burimit Rashçe.

"Në vazhdën e aksioneve për pastrimin e deponive të egra në territorin e Komunës së Sarajit, në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, ndërmorëm aksion për pastrimin e deponisë në vendbanimin Radushë.

Ky është një tjetër hap në përpjekjet tona për të krijuar hapësira më të pastra dhe më të sigurta për qytetarët.", njoftoi Elmazi./Telegrafi/