Please enter at least 3 characters.

"Ellen Show" do të vazhdojë edhe për tre vite të tjera

2019/05/545824110-e1558616023210.jpg
282:"US actress and television host Ellen DeGeneres poses for photographers as she arrives to attend the UK premiere of the film 'Finding Dory' in London's Leicester Square on July 10, 2016. / AFP / Daniel Leal-Olivas (Photo credit should read DANIEL LEAL-OLIVAS/AFP/Getty Images)
16:"AFP/Getty Images

"Ellen Show", tashmë është një nga emisionet më të shikuara amerikane, ku para disa ditëve thuhej se nuk do të vazhdojë më.

Aktorja, komikja dhe moderatorja e famshme përmes një postimi të publikuar në Twitter, ka bërë të ditur se nuk do shkojë askund deri në vitin 2022. “Ky emision ka qenë udhëtimi i jetës sime", ka thënë ajo.

Komedianja më tej tha se ky shou është që 16 vite. Që nga fillimi Ellen donte ta trajtonte emisionin e saj si një lidhje romantike. “Nganjëherë në lidhje ke nevojë për pak pushim". “Por un jo. Keni ngecur me mua. Sepse do të vazhdoj edhe për 3 vjet".

Ellen DeGeneres (Foto: DANIEL LEAL-OLIVAS/AFP/Getty Images/Guliver)

Vite më parë ajo theu rekordin e “People’s Choise Awards”, duke u bërë artistja me më shumë çmime të fituara.

Ndryshe, Ellen u jep hapësirë mjaft të madhe të gjithë këngëtareve më me zë përfshirë edhe artistët e rinj. /Telegrafi/