Please enter at least 3 characters.

Ellen DeGeneres akuzohet për bulizëm, pasi e quajti 11 vjeçarin ‘të trashë dhe budalla’

2020/08/GettyImages-625155300-e1596810837640.jpg
436:"WASHINGTON, DC - NOVEMBER 22: Comedian and talk show host Ellen DeGeneres listens to President Barack Obama before being awarded the Presidential Medal of Freedom during a ceremony in the East Room of the White House November 22, 2016 in Washington, DC. Obama presented the medal to 19 living and two posthumous pioneers in science, sports, public service, human rights, politics and the arts. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)
12:"Getty Images

Prezantuesja e njohur amerikane, Ellem DeGeneres është duke u akuzuar për bulizëm.

Për të thuhet se ka përdorur fjalë mjaft të rënda ndaj një 11 vjeçarit, ndërsa e ka quajtur ‘të trashë dhe budalla’, shkruan Mirror.

Përpos kësaj, ajo është duke u kritikuar edhe për rrjedhën e punës në emisionin e saj, duke përmendur raste të ndryshme toksike prapa kamerave.

Ellen DeGeneres (Foto: Jason Merritt/Getty Images for GLAAD/Guliver)

Pas 40 vitesh, Ben Gravolet, ka bërë një sërë akuzash ndaj saj, në të cilat thuhet se Ellen e përqeshte atë për shkak të mbipeshës.

“Unë mezi prisja të shkoja në zyrën e saj, edhe nëse isha i sëmurë. Por, ajo gjithmonë kritikonte peshën time”.

(Foto: sainthoax/Instagram, The Ellen Show/Youtube)

“Kur bëja detyrat e shtëpisë në zyre, ajo më quante budalla, të trashë. Madje kritikonte edhe veshjen time”, shtoi Ben.

Kjo sipas tij kishte shkaktuar probleme në vetëbesimin e tij, pasi ballafaqohej me të njëjtat epitete çdo ditë.

(Foto: Mirror)

Ben ndër të tjera ka shpjeguar edhe për afërsinë që kishte me Elllen, pasi kjo e fundit punonte në kompaninë e nënës së tij në vitet 1970-ta. /Telegrafi/