Eliot Hashimi kërkon përkrahjen tuaj për t’u bërë pjesë e Asamblesë Komunale të Prishtinës
11/10/2025
Kandidati për Asamblenë Komunale nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Eliot Hashimi, ka përmbyllur fushatën e tij me një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët që e kanë mbështetur deri tani.
“Nëse ju ka pëlqy kampanja ime, ju ftoj me ma dhënë votën – numër 14, dhe për PSD-në – numër 149,” ka deklaruar Hashimi.
Ai ka theksuar se angazhimi i tij do të vazhdojë në tri çështje kryesore që i ka promovuar gjatë fushatës: Rikthimi i jetës së natës pas orës 23:00; Përmirësimi i transportit publik; Ulja e çmimeve të banesave dhe qirave.
“Besoj që këto janë çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe meritojnë zgjidhje serioze,” ka shtuar ai.
Eliot Hashimi mban numrin 14, ndërsa PSD ka numrin 149.


