Please enter at least 3 characters.

Eli Fara rrëfen për gjendjen pas tërmetit: Jemi mirë, por natën e kaluam jashtë

2017/07/EliFara.jpg

Ditën e shtunë pati një tërmet të rëndë të tërmetit në Turqi, i cili preku dhe disa zona të Greqisë, përfshirë këtu edhe ishujt Kos dhe Rhodos duke lënë dy të vdekur dhe 200 të lënduar.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ndodhej me pushime në ishullin Kos, ku dhe është ndier tërmeti i fuqishëm e në orët e para të mëngjesit publikoi një fotografi, ku shkruante: “Shpëtuam nga tërmeti”.

Blitz.al kontaktoi me këngëtaren, e cila u shpreh se tashmë gjendja është stabilizuar dhe janë shëndoshë e mirë.

“Tani jemi mirë, por natën e kaluam jashtë, sepse ndjemë lëkundje deri në mëngjes. Kaloi. Shpresojmë të mos përsëritet”, citohet të ketë thënë ajo.