Please enter at least 3 characters.

Elhaida: E rëndësishme pjesëmarrja në finale dhe jo vendi

2016/01/elhaida11.jpg

Elhaida Dani thotë se e rëndësishme për të është që ajo u kualifikua në finale dhe se rezultati tash ka pak rëndësi.

Kështu ka deklaruar këngëtarja në një intervistë të dhënë pas natës së parë gjysmëfinale, kur ka folur edhe për emocionet në momentin e shqiptimit të finalistëve.

“Në ato momente ti nuk e pret, por kur dëgjon emrin e vendit tënd të thirret i pari, është me të vërtetë e paimagjinueshme, çmenduri”, ka thënë Elhaida duke komentuar momentin e konfirmimit të Shqipërisë në finalen e Eurovizionit.

“Kisha një përgjegjësi shumë të madhe në përfaqësimin e vendit tim. Të shkosh në finale është e mrekullueshme. Tanimë rezultati nuk ka rëndësi, thjesht të qenët atje është mjaftueshëm. Jam krenare për vendin tim”, ka thënë Elhaida, transmeton Panorama.

Mbrëmë ajo ka tërhequr edhe shortin për natën finale dhe i bie të këndojë në pjesën e dytë të spektaklit. /Telegrafi/