Elektroshok me mbishkrimin “Police” konfiskohet në Aeroportin e Prishtinës
Një person është ndaluar të martën në aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari" , pasi gjatë kontrollit në valixhen e tij është gjetur një elektroshok me mbishkrimin “Police”.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 8 shtator 2026, rreth orës 01:00.
Policia ka bërë të ditur se elektroshoku është konfiskuar, ndërsa i dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
"ANP Adem Jashari 08.09.2026-01:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit në valixhen e tij është gjetur dhe konfiskuar një elektroshok me mbishkrim ‘’Police’’. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raport. /Telegrafi/


