Please enter at least 3 characters.

Elegante dhe shik - Kështu shkëlqyen gratë e kandidatëve për kryeministër të Kosovës (Foto)

2017/06/vota-3.jpg

Sot janë hapur të gjitha qendrat e votimeve për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Tashmë të gjithë pretendentët për kryeministër kosovar kanë hedhur votën e tyre.

Avdullah Hoti, kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, gjatë votimit është shfaqur me bashkëshorten Servete Hoti.

Gjithashtu edhe kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ishte i shoqëruar prej bashkëshortes Anita Haradinaj.

Edhe Albin Kurti ka votuar në orët e para të hapjes së votimeve. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje ishte me gruan Rita Augestad Knudsen. Kjo e fundit nuk ka votuar pasi që nuk ka të drejtë, meqenëse është shtetase norvegjeze.

Albin Kurti - Rita Augestad Knudsen

Albin Kurti - Rita Augestad Knudsen

Ndryshe, qytetarët do të mund të votojnë sot deri në 19:00, ku deri në atë kohë do të jenë të hapura qendrat e votimit anembanë Kosovës. /Telegrafi/