Elegancë pa rrezitje: Yjet që mbrojnë dhe krenohen me tenin e tyre të çelët
Nga Anne Hathaway te Gwen Stefani - yjet që ruajnë tonin e çelët të lëkurës në simbol elegance dhe kujdesi
Verës, komentet për ngjyrën e lëkurës bëhen pothuajse të pashmangshme. Ndërsa disa gra garojnë se kush do të arrijë ngjyrën më të errët, të tjera përballen me pyetje e gjykime të tipit: "Sa e bardhë je", " Je e zbehtë si një leckë", "Duhet të jesh anemike", "Pse nuk po rrezitesh?".
Në kulturën e verës, shpesh duket sikur lëkura e nxirë është “standardi” i bukurisë, dhe ato që zgjedhin ta ruajnë tonin e tyre të çelët shihen si të çuditshme ose jashtë mode. Por disa yje të njohura e sfidojnë hapur këtë ide, duke treguar se bukuria nuk ka një ngjyrë të vetme.
Një shembull i qartë është Anne Hathaway. Aktualisht ajo po xhiron filmin “The Devil Wears Prada 2”, dhe fotot e saj nga seti tërhoqën shumë vëmendje. E veshur me një fustan veror të shtëpisë së modës Rabanne, ajo mori më shumë komente për ngjyrën e lëkurës sesa për zgjedhjen e veshjes.
Shumë vërejtje shkonin nga “Shumë e bardhë” deri tek “Duhet të ishe nxirë nga dielli”, por Anne nuk u ndikua aspak. Prej vitesh, ajo është e kujdesshme ndaj ekspozimit në diell dhe përdor rregullisht krem mbrojtës SPF. Madje, fotot e saj nga pushimet në plazh e tregojnë gjithmonë me të njëjtin ton të çelët të lëkurës.
Dhe ajo nuk është e vetmja. Shumë të tjera të famshme e duan tonin e tyre të çelët dhe e mbrojnë me kujdes nga dielli:
Dita Von Teese - e njohur për stilin retro dhe lëkurën porcelani
Krysten Ritter - aktorja që shpesh preferon ngjyra të errëta për të theksuar kontrastin
Kirsten Dunst - e lidhur shpesh me rolet e ëmbla dhe pamjen delikate
Naomi Watts - që prej fillimeve të karrierës, ka ruajtur tonin natyral
Gwen Stefani - gjithmonë me një imazh të kuruar dhe pa ekspozim të tepërt në diell
Amanda Seyfried - e njohur për freskinë rinore dhe lëkurën e pastër si porcelan
Amy Adams - me shkëlqimin delikat të një teni natyral e të ndritshëm
Diane Kruger - e famshme për elegancën e saj dhe tonin e çelët prej aktoreje klasike
Këto yje tregojnë se nuk ka asgjë të gabuar të mbrosh lëkurën dhe ta duash ashtu siç është - edhe nëse nuk është nxirë nga dielli. Në fund të fundit, shëndeti dhe vetëbesimi janë aksesori më i mirë i çdo stili. /Telegrafi/


