Please enter at least 3 characters.

Elegancë elektrike dhe rritëm spanjoll: Promovohet Porsche Macan e re


Në ambientin autentik të Intermezzo Music Bar, Porsche Center Shkup dhe Porsche Maqedonia prezantuan zyrtarisht modelin e ri të Porsche Macan. Ngjarja bashkoi inxhinierinë gjermane të nivelit të lartë me argëtimin urban të sofistikuar, duke shënuar një epokë të re për këtë SUV të njohur.

Një ndërthurje e performancës dhe stilit

Macan-i i ri, i cili vendos standarde të reja në klasën e tij me dizajnin progresiv dhe dinamikën mbresëlënëse, ishte ylli kryesor i mbrëmjes. Të ftuarit patën mundësinë ekskluzive të shohin nga afër inovacionet që e bëjnë këtë model simbol të shpirtit sportiv në përditshmëri.

Atmosferë muzikore speciale me Mestiza

Për energjinë në pistë dhe atmosferën perfekte u kujdes dyshja e njohur botërore e DJ-ve Mestiza. Miksi i tyre karakteristik i muzikës elektronike me elemente tradicionale spanjolle të flamengos ishte një pasqyrim i përkryer i karakterit të Macan-it të ri – një bashkim i traditës së markës Porsche me të ardhmen moderne dhe emocionuese.

“Macan ka qenë gjithmonë një zgjedhje e preferuar për klientët tanë në Shkup, ndërsa ky model i ri e ngre nivelin edhe më lart. Donim që kjo promovim të ishte më shumë se një prezantim i zakonshëm – donim të krijonim një përvojë që zgjon të gjitha shqisat,” deklaruan nga Porsche Center Shkup.