El Shaarawy në prag të rinovimit me Romën
269:"GENOA, ITALY - MAY 05: Stephan El Shaarawy of Roma (L) celebrates with his team-mate Patrik Schick after scoring a goal during the Serie A match between Genoa CFC and AS Roma at Stadio Luigi Ferraris on May 5, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images
08/05/2019
Stephan El Shaarawy dëshiron ta vazhdojë qëndrimin te skuadra e Romës në Serie A.
Sulmuesi italian nuk ka pasur një sezon shumë të mirë ashtu si e gjithë skuadra, megjithatë drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ia rinovojnë kontratën.
Bisedimet mes palëve kanë kohë që kanë nisur, por pa arritur një marrëveshje. Kjo për faktin se mbetet për t’u zgjidhur çështja e pagesës së lojtarit, i cili kërkon tre milionë euro në sezon, ndërsa oferta e klubit shkon në 2.5 milionë euro plus bonuset.
Një dallim në shifra jo shumë i madh mes kërkesës dhe ofertës, prandaj mes palëve ka besim se çdo gjë do të mbyllet me sukses.
Gjatë ditëve në vijim do të zhvillohet një takim mes drejtuesve të Romës dhe menaxherëve të lojtarit për rinovimin e kontratës.


