Please enter at least 3 characters.

Efekti “George Clooney” që ‘prek’ gratë

2016/01/klunittt-e1441038570413.jpg

Në shtator, aktori i pashëm, George Clooney u martua me avokaten bukuroshe, Amal Alamuddin. Clooney ishte 53, Alamuddin 36.

Nga kërkimet e psikologjisë, rezulton se Alamuddin nuk është e vetmja që martohet me një burrë të paraqitshëm, por më të vjetër. E përshtatshme ose jo, psikologët e quajnë këtë fenomen “Efekti George Clooney”.

Sipas psikologëve evolucionarë, gratë e reja dhe burrat e mëdhenj në moshë shpesh bëhen çift, pasi për gratë, fertiliteti zgjat nga puberteti në menopauzë, ndërsa për burrat zgjat më tepër.

Ky shihet si një avantazh strategjik për gratë, të cilat zgjedhin një burrë pak më të madh në moshë: ai ka pasur më tepër kohë për të grumbulluar pasuri, krahasuar me djemtë më të rinj. Plus kësaj, ai duhet të ketë pasur mundësi për të arritur stabilitetin emocional, shkruan “Tech Insider”.

Në vitin 2010, një studim i bërë nga Fhionna Moore, në Universitetin Dundee në Skoci, gjeti se ndërsa gratë bëhen më të pavarura financiarisht, shijet e tyre shkojnë drejt burrave më të mëdhenj dhe të pashëm. Në studim u përfshinë 3770 britanikë heteroseksualë, midis moshës 18 dhe 35 vjeç.

Siç pritej, burrat që kishin më tepër para, preferonin partneret femra më të reja dhe më të paraqitshme. Ndërsa gratë që kishin më tepër të ardhura preferonin burrat më të mëdhenj. Studiuesja tha se “pavarësia më e madhe financiare u jep grave më tepër besim te zgjedhja e partnerit dhe tërheq më tepër burra të fuqishëm dhe të pashëm”.