Edon Zhegrova zgjedhet lojtari i muajit prill te Lille
212:"Edon ZHEGROVA of Lille and Przemyslaw FRANKOWSKI of Rc Lens during the Ligue 1 Uber Eats match between Lille and Lens at Stade Pierre Mauroy on April 16, 2022 in Lille, France. (Photo by Anthony Dibon/Icon Sport)
10:"Icon Sport
05/05/2022
Edon Zhegrova ka filluar shkëlqimin në elitën e futbollit francez pas një fillimi të vështirë.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në muajin e fundit ka qenë i jashtëzakonshëm, duke luajtur rregullit për ish-kampionin e Francës.
23-vjeçari ka zhvilluar pesë ndeshje gjatë muajit prill, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër në këto takime.
Gjatë këtyre pesë ndeshjeve, Lille ka marrë një fitore, dy barazime dhe dy disfata.
Tifozët e Lille kanë votuar në rrjetet sociale për Zhegrovën si futbollisti më i mirë i muajit që lamë pas.
Vlen të theksohet se përveç që u u zgjodh lojtari i muajit te Lille, goli ii Zhegrovës ndaj Angers u zgjedh më i miri i muajit prill në Ligue 1. /Telegrafi/

