Edicioni i 7-të i Peja Open 2025: Finalet e luftuara vendosin kampionët e turneut
Ka përfunduar me sukses edicioni i 7-të i turneut ndërkombëtar në tenis, Peja Open 2025.
Në turneun e javës së fundit, ITF J30 Peja Open, në konkurrencën e vajzave triumfoi tenistja greke Aimilia Pandou, e cila në finalen dramatike mposhti estonezen Elizaveta Astafjeva me rezultat 1-6, 6-1 dhe 7-6 në sete.
Në konkurrencën e djemve, titullin e kampionit e fitoi Panagiotis-Gerasimos Grammatikakis nga Greqia, i cili në finale ishte më i mirë se tenisti nga Mali i Zi, Luka Lukovac, me rezultat 6-0, 7-6 në sete.
Në kategorinë e çifteve për vajza, kampione u shpall dyshja Senem Nalbant nga Turqia dhe Aimilia Pandou nga Greqia, ndërsa te meshkujt triumfuan dyshja greke Alexandros Avgeris / Panagiotis-Gerasimos Grammatikakis.
Gjatë tre javëve të turneut në Pejë, në garë morën pjesë mbi 200 tenistë e teniste nga 25 shtete evropiane dhe botërore. /Telegrafi/


