Please enter at least 3 characters.

Edhe pse bëri ndërhyrjen për heqjen e dhjamit, Linda Halimi nuk i ndahet palestrës

2021/11/collage-7-2-scaled.jpg

Ajo vetëm pak javë më parë kishte bërë një operacion të quajtur Sculpt 360+BBL për të bërë heqjen e dhjamit nga të pasmet.

Edhe pse ka rrëfyer se është shumë e kënaqur me ndërhyrjen e realizuar, këngëtarja Linda Halimi duket se po vazhdon të jetë aktive me ushtrime në palestër.

Këtë e ka dëshmuar vazhdimisht e po ashtu edhe së fundmi me një video të shpërndarë në rrjete sociale.

Linda Halimi (Foto: Instagram)

Artistja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, ka publikuar një video teksa bën stërvitje të ndryshme.

Kjo edhe e ka bërë të arrijë peshën e duhur meqenëse në fillimet e karrierës ishte më e shëndoshë.

Linda Halimi (Foto: Instagram)

Halimi nga ana tjetër ka lënë më anash projektet muzikore dhe të fundit e solli në muajin korrik.

“Amin” deri më tani ka mbledhur afro 300 mijë klikime. /Telegrafi/