Please enter at least 3 characters.

Edhe prezantuesi Andy Cohen rezulton pozitiv me coronavirus

2020/03/nup_190369_0302.jpg
115:"WATCH WHAT HAPPENS LIVE WITH ANDY COHEN -- Episode 17053 -- Pictured: Andy Cohen -- (Photo by: Charles Sykes/Bravo)
19:"Charles Sykes/Bravo

Prezantuesi dhe producenti i njohur Andy Cohen njoftoi në një postim në Instagram të premten se ai është testuar pozitiv për coronavirus.

“Pas disa ditësh karantinë dhe duke mos u ndier mirë, unë kam rezultuar pozitiv me coronavirus”.

“Aq sa ndihesha sikur mund të shtyja gjithçka që ndjeja të bëja #WWHL nga shtëpia, tani por unë tani do të përqendrohem të bëhem më mirë”, ka shkruar Cohen në postimin e tij në Instagram.

Moderatori i “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, 51-vjeçar, është babai i djalit 1-vjeçar, Benjamin.

"Dua të falënderoj të gjithë profesionistët mjekësorë që punojnë pa u lodhur për të gjithë ne, dhe i bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të kujdesen për veten e tyre”, përfundoi Cohen postimin e tij.

Andy i është bashkuar personazheve të shumta publike që janë diagnostikuar me coronavirus përfshirë, aktorët Tom Hanks, Rita Wilson, Idris Elba, Rachel Matthews etj. /Telegrafi/