Please enter at least 3 characters.

Edhe një këngë e re po vjen nga Gold AG

2019/08/arianagushi_65675956_723894358033709_3788312563663463234_n-e1564689791336.jpg

Reperi nga Presheva, Arian Agushi - Gold AG, gjatë këtij viti ishte tejet aktiv me projekte muzikore.

Ai duket se nuk do ndalet, pasi pak ditë pas publikimit të projektit të ri, e ka paralajmëruar këngën tjetër.

Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.

"Do t'i kallim fitilat e llamës, Xinxilushe, së shpejti", ka shkruar mes të tjerash reperi.

Edhe këtë herë për këngën e Arianit do përkujdeset Edlir Begolli dhe produksioni "Max Productional".

Ndërkaq, të fundit këngë e ka lansuar më 28 korrik, për ditëlindjen e tij, të titulluar "Tetova e Dardana". /Telegrafi/