Please enter at least 3 characters.

Edhe një këngë e re po vjen nga Fifi

2019/07/fifi.official.fr_61736175_859150411165149_6197889115477406150_n-e1563803034141.jpg

Filloreta Raçi - Fifi gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft e angazhuar në projekte të reja. 

Këngëtarja nga Ferizaji ka paralajmëruar edhe një projekt tjetër, i cili pritet të prezantohet para fansave gjatë ditëve në vijim.

Kjo është bërë e ditur nga vet artistja përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Fifi (Foto: Instagram/fifi.official)

"Në këto dy ditët në vazhdim pretendoj të nxjerr edhe një këngë tjetër timen. Po mendoj që pasnesër është fiks. Shqipe me krena, së shpejti", ka shkruar mes tjerash 25-vjeçarja.

Theksojmë që Fifi javën e kaluar solli këngën e re "Indiane", ndërsa ky projekt ishte më ndryshe ngaqë ishim mësuar.

Në ndërkohë, presim të shohim se çfarë ka përgatitur Fifi këtë herë për admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/