Please enter at least 3 characters.

Edhe më keq për Chelsean

2016/01/f.1231175311697_m.jpg

Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Didier Drogbas nga penaltia (23’), mirëpo ky gol duket se i nevrikosi lojtarët mysafirë.

Stephen Ireland pranoi një top nga Charles N’Zogbia për t’i barazuar shifrat (28’) dhe për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barabartë.

Në gjysmën e dytë, mysafirët shënuan edhe dy herë, edhe atë në minutat e fundit të ndeshjes.

Stilian Petrov kaloi Aston Villan në epërsi (83’), ndërsa Darren Bent e vulosi fitoren (86’).

Kjo humbje i ka kushtuar Chelseat me zhvendosje në pozitën e pestë në tabelë. /Telegrafi/