Please enter at least 3 characters.

Edhe Adele e mahnitur nga interpretimi i Beyonce, dridhet e vallëzon nën ritmet e muzikës së saj

2018/04/Adelefk.jpg
176:"PHOENIX, AZ - AUGUST 16: Singer/songwriter Adele performs at Talking Stick Resort Arena on August 16, 2016 in Phoenix, Arizona. (Photo by Ethan Miller/Getty Images for BT PR)
12:"Ethan Miller

Beyonce Knowles i ka mahnitur fansat në gjithë botën me performancën e saj dyorëshe në Festivalin Coachella të shtunën mbrëma.

Ndërsa jo vetëm fansat e zakonshëm e kanë ndjekur interpretimin e saj në festivalin e Kalifornisë, por atë e kanë përcjellë edhe yjet e njohura të muzikës.

Një prej tyre është e famshmja Adele, e cila e ka shijuar tej mase paraqitjen e divës amerikane në skenë.

Britanikja 29-vjeçare i ka publikuar disa video në rrjetet sociale, ku paraqitet duke u argëtuar dhe vallëzuar me muzikën e Beyonce.

Autorja e hitit "Hello" madje ka bërë edhe 'twerk' përpara televizorit, ndërsa videot e publikuara kanë marrë miliona pëlqime.

Gjatë performancës së saj në skenë, Beyonce i befasoi të gjithë duke ftuar në skenë Kelly Rowland dhe Michelle Williams, bashkanëtaret e dikurshme të grupit “Destiny’s Child”.

Ndërsa kujtojmë se ditë më parë, skenën e Coachellas e pushtoi edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Për performancën e saj, 27-vjeçarja ishte veshur me kostum të zi, i cili ekspozonte pjesë të trupit të këngëtares. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)