Please enter at least 3 characters.

E veshur me fustan elegant, Bebe Rexha bën lëvizje provokuese ndërsa vë në pah trupin

2019/10/GettyImages-1178261857.jpg
247:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - SEPTEMBER 30: Bebe Rexha attends the World Premiere Of Disney's “Maleficent: Mistress Of Evil" - Red Carpet at El Capitan Theatre on September 30, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Artistja shqiptare me famë internacionale, Bebe Rexha, di gjithmonë se si të bëjë për vete fansat e saj.

Së fundmi, ajo publikoi në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqej e veshur me një fustan të zi dhe elegant, teksa endej nëpër shtëpinë e saj në Hollywood Hills të Los Angelesit.

Teksa vallëzonte nën ritmet e këngës "Oh, Pretty Woman" të Roy Orbison, këngëtarja shqiptare nuk hezitonte që të bënte lëvizje provokuese gjatë vallëzimit.

Ajo ndër të tjerash, ka vënë në pah figurën trupore, posaçërisht gjoksin me dekoltenë e hapur të fustanit.

Rexha vazhdon të jetë një emër shumë i përfolur në media, dhe postimet e tilla në rrjetet sociale janë shpesh arsyeja.

Artistja me prejardhje shqiptare ka treguar gjithmonë se për të është shumë e rëndësishme që të jetë vetvetja, edhe kur defektet në trupin tënd janë të pranishëm.

Këtë gjë ajo ua thotë shpesh fansave edhe përmes këngëve të saj. /Telegrafi/