E tradhtoi me tjetrin, ia zhvesh të brendshmet në mes të rrugës (Video)
27/04/2016
Një moment aspak i këndshëm është filmuar në një qytet në Kinë, ku shfaq momentin kur një burrë ia zhvesh të brendshmet një femre para një restoranti të McDonalds.
Në video shihet një burrë i shtrirë në tokë, i cili me çdo kusht mundohet t’i zhvesh të brendshmet ish-të dashurës, transmeton Telegrafi.
Kjo video është postuar në LiveLeak, derisa autori i videos ka shkruar se ky burrë është ish-i dashuri i kësaj femre e cila u poshtërua në rrugë.
Ai vazhdimisht dëgjohet duke bërtitur se si ajo “është e lirë”, dhe se shumë herë e kishte tradhtuar.
Por ajo çfarë ka nervozuar më shumë komentuesit e videos, është fakti se si askush nuk e ndihmon këtë femër, ndërsa qindra janë ndaluar për ta shikuar këtë skenë. /Telegrafi/


