Please enter at least 3 characters.

“E provova fustanin”, Perrie Edwards zbulon se do të martohet këtë vit me Alex Oxlade-Chamberlain

Perrie Edwards ka konfirmuar se më në fund do të martohet me partnerin e saj prej vitesh, futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain, katër vite pasi u fejuan.

Këngëtarja e “Little Mix” tregoi në një intervistë për revistën “1883” se ceremonia do të mbahet këtë vit, ndërsa zbuloi se tashmë ka provuar edhe fustanin e nusërisë.

“Ka shumë gjëra që po ndodhin në jetën time personale dhe profesionale – dasma ime! E provova fustanin ditën tjetër dhe jam shumë e lumtur me të”, u shpreh ajo, shkruan DailyMail.

Perrie dhe Alex u fejuan në vitin 2022 pas pesë vitesh lidhje dhe janë prindër të dy fëmijëve, Axel dhe Alanis.

Këngëtarja tha se pas fokusit tek familja dhe karriera, tani ndihet e lumtur me ekuilibrin në jetën e saj.

Lajmi vjen në një periudhë të ngarkuar për Perrie-n, e cila po zhvillon karrierën solo muzikore pas pauzës së “Little Mix”, ndërsa së fundmi mbylli edhe markën e saj të veshjeve “Disora”. /Telegrafi/