Please enter at least 3 characters.

E pasionuar pas boksit, Aurela Gaçe tregon se si duhet grushtuar boksierin në cep të ringut (Video)

2017/07/Aurela-e1500404159565.jpg

Këngëtarja Aurela Gaçe njihet për vokalin e saj të fuqishëm dhe 'shpërthimin' në skenë.

Mesa duket këtë 'shpërthim' ajo nuk po arrin ta kontrollojë edhe në përditshmërinë e saj.

Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, këngëtarja shfaq veten e saj gjatë ushtrimeve në palestër, ku mesa duket nuk e kursen për asnjë moment thesin në palestër.

Duke gjuajtur me goditje të forta pa pushim, Aurela me shaka në mbishkrimin e fotografisë tregon se kështu duhet vepruar kur e zë boksierin në cep të ringut.

"E keni parasysh ne ndeshje boksi kur e zë kundërshtarin tek cepi ? Mos e lër me të marre fryme , bjeri ", shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, teksa shfaq anën e saj eksplozive. /Telegrafi/