Please enter at least 3 characters.

E pabesueshme: Bayerni barazon, ndeshja në vazhdime (Video)

2016/03/barazim.jpg

Bayern Munichu e ka bërë të pamundurën. Bavarezët kanë barazuar rezultatin në minutat shtesë të takimit për 2-2 dhe për të siguruar vazhdimet në takimin që u duk i humbur ndaj Juventusit në Allianz Arena.
Kthesa e madhe u sigurua me një krosim të Kinglsey Coman, i cili gjeti Mullerin që me kokë realizoi për 2-2.

I gjithë stadiumi në delir, kjo sfidë do jetë emocionante pa fund edhe në vazhdime. Rezultati pas kohës së rregullt 4-4 pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/