Please enter at least 3 characters.

E ofendon në mënyrën më të keqe - Noizy publikon mesazhet dhe zbulon identitetin e ndjekësit

2024/08/collage-7-scaled.jpg

Rap-artisti i njohur, Noizy, gjatë këtyre ditëve ka qenë në shënjestër për shkak të incidentit në Pejë.

Derisa është në kërkim nga Policia e Kosovës, ai po vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale.

Në një reagim tjetër në Instagram, Rigels Rajku tha se ka qenë viktimë e kallëzimit të rremë dhe se nuk i ka ikur autoriteteve.

Foto: Screenshot/Instagram

Po ashtu, artisti ka publikuar këtë herë një shkrim të një ndjekësi, ku shahet në mënyrën më të keqe.

Veç kësaj, 37-vjeçari ka publikuar edhe identitetin e personit në fjalë, duke treguar se vazhdimisht merr ofendime të tilla.

“Pastaj kur i kap thojnë përse. Pretendojnë veç se jemi me famë nuk duhet të reagojmë”, u shpreh ai.

Pritet të shihet se si do të vijojë ngjarja dhe nëse Noizy do të dorëzohet në polici. /Telegrafi/