E njihni këtë këngëtare shqiptare, shikoni si duket tash (Foto/Video)
03/04/2016
Është e vështirë ta njohësh, por kjo vajzë në fotografinë kryesore është këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Mariza Ikonomi.
Ajo u paraqit në Festivalin e 33-të të Radio Televizionit të Shqipërisë para 22 vitesh në një duet me këngëtarin e mirënjohur të viteve të nëntëdhjeta, Françesk Radi, shkruan Magazina.al.
Kënga e interpretuar nga këta dy artistë, “Telefonatë zemrash”, u mirëprit nga publiku dhe u cilësua si një nga këngët me të mira të festivalit.
Videoja në vazhdim tregon sa shumë ka ndryshuar Mariza.


