"E Majta" ka paraqitur kallëzim penal kundër Hristijan Pendikovit
"E Majta" ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike - Ohër kundër Hristijan Pendikov, në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të klubit tashmë ish-bullgar “Car Borisi III” në Maqedoni.
Pendikov, në një intervistë të mbajtur më 14 shkurt të vitit 2023, në një në ndër televizionet më të shikuara në tërë shtetin e huaj fqinj, me qëllim bëri deklarata të rreme mbi maqedonasit duke shpifur për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Përkatësisht, personi i raportuar në intervistën kontroverse paraqet tezat e njohura negative të shovinizmit bullgar se "maqedonasit dhe bullgarët janë një dhe i njëjti popull".
''Me këtë deklaratë Pendikov ekspozon për tallje Republikën e Maqedonisë, kjo e cila është e ndërtuar si një shtet nacional i popullit maqedonas. Kjo deklaratë është një veprim që ka për qëllim gjuhën e urrejtjes kombëtare dhe fanatizmit, si edhe kombësisë maqedonase duke kundërshtuar veçantinë dhe rëndësinë e tij'', thonë nga "E Majta"./Telegrafi/


