E kryer, Man Utd kompleton marrëveshjen e parë të verës nën epokën Michael Carrick
Manchester United ka arritur marrëveshje me Atalantan për transferimin e mesfushorit brazilian Ederson, raportojnë mediat në Itali.
Sipas një ekskluzive nga "SportItalia", palët kanë “përfunduar” negociatat dhe transferimi i përhershëm i 25-vjeçarit është tashmë vetëm një hap larg zyrtarizimit.
Raporti i së premtes thekson se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 48 milionë euro të garantuara, plus deri në 5 milionë euro bonuse – paketë që mund të arrijë në total 53 milionë euro.
Megjithatë, marrëveshja është ndërtuar mbi 45 milionë euro pagesë fikse, plus 5 milionë euro bonuse, për një total prej 50 milionë eurosh.
Nëse këto shifra konfirmohen, Ederson do të renditej ndër shitjet më të shtrenjta në historinë e Atalantës. Rekordi i klubit nga Bergamo mbetet ende largimi i Rasmus Hojlund drejt Manchester United, në një marrëveshje të raportuar me vlerë 75 milionë euro plus deri në 10 milionë euro bonuse.
Ndërkohë, Mateo Retegui u transferua te Al-Qadsiah verën e kaluar për 62 milionë euro, Teun Koopmeiners u bashkua me Juventusin për një total prej 58 milionë eurosh, ndërsa Cristian Romero iu shit Tottenhamit për rreth 53 milionë euro.
Ederson ka zhvilluar 30 paraqitje në Serie A këtë sezon, ku ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar një asist. Ai ka kontribuar edhe në Ligën e Kampionëve me një gol dhe një asist në nëntë ndeshje.
Braziliani është pjesë e Atalantës prej katër sezonesh, pasi iu bashkua klubit nga Salernitana në vitin 2022./Telegrafi/


