E kryer: Interi arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Liverpoolit
Disa media po raportojnë se Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të mesfushorit Curtis Jones nga Liverpooli.
Jones, i dalë nga akademia e Liverpoolit dhe pjesë e klubit anglez për 16 vjet, pritet t’i bashkohet Interit në një marrëveshje me vlerë totale prej 35 milionë eurosh, duke përfshirë bonuset dhe shtesat, sipas burimeve si Fabrizio Romano, Matteo Moretto dhe Gianluca Di Marzio.
Di Marzio raporton se klubet vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe pritet që detajet e fundit të transferimit të zgjidhen në të ardhmen e afërt.
Jones ka qenë në radarët e Interit prej disa muajsh, ndërsa interesimi i klubit italian për të kishte ekzistuar edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit.
🚨⚫️🔵 EXCLUSIVE: Inter agree deal to sign Curtis Jones from Liverpool, here we go! 💣
Verbal agreement in place at €35m package fee from #LFC, agreement also with the player and medical being planned next. pic.twitter.com/rh5IUbVgsb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 19, 2026
Mesfushori ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe mund të largohej nga “Anfield” si lojtar i lirë verën e ardhshme, nëse nuk do të nënshkruante kontratë të re.
Raportimet e publikuara më herët të mërkurën sugjeronin se Interi ishte i gatshëm të ofronte 30 milionë euro për Jonesin, por duket se marrëveshja është arritur për një paketë totale prej 35 milionë eurosh, duke përfshirë të gjitha bonuset dhe shtesat.
Jones pritet t’i bashkohet një reparti të mesfushës së Interit që tashmë përfshin emra si Nicolo Barella, Hakan Calhanoglu, Petar Sucic, Piotr Zielinski, Aleksandar Stankovic, Henrikh Mkhitaryan dhe Andy Diouf./Telegrafi/


