E kryer, Barcelona kompleton edhe një transferim tjetër të madh
Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin përfundimtar të Joao Cancelos nga Al-Hilal për një shumë prej 10 milionë eurosh, raporton COPE.
Klubi katalanas kishte qenë në negociata prej disa kohësh dhe arriti marrëveshjen pasi skuadra saudite uli kërkesat financiare për mbrojtësin portugez.
Cancelo, i cili mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me kampionët e La Ligas.
🚨💥 BREAKING: Barcelona and Al Hilal have an agreement in principle for Joao Cancelo, who will remain at the club for 2 more years, with the operation cost being around €10m. Only final details and signatures pending. @partidazocope#Transfers 🇵🇹🔵🔴🔐
— Reshad Rahman (@ReshadRahman) July 7, 2026
Paraqitjet e tij mbresëlënëse gjatë huazimit në gjysmën e dytë të sezonit 2025/26 bindën Barcelonën që të investojë për ta transferuar përfundimisht.
Edhe vetë Cancelo ishte i vendosur të vazhdonte karrierën në Camp Nou dhe nuk kishte dëshirë të rikthehej në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
🚨💙❤️ João Cancelo, expected to be a Barcelona player by the end of the window — never been in doubt.
However, negotiations on fee with Al Hilal are still ongoing and not sealed yet at present.
João has been clear: only wants Barça, same as January. pic.twitter.com/pMYa6tahN7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 8, 2026
Sipas raportimit, Barcelona e përmbylli marrëveshjen menjëherë pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës 2026, pas humbjes ndaj Spanjës në fazën e 1/8 së finales./Telegrafi/


