Please enter at least 3 characters.

E konfirmuar: United arrin marrëveshje për Daniel James

2019/06/DanielJames-e1559953985500.jpg
253:"SWANSEA, WALES - APRIL 09: Swansea player Daniel James shoots to score the opening goal during the Sky Bet Championship match between Swansea City and Stoke City at Liberty Stadium on April 09, 2019 in Swansea, Wales. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje edhe me Swansea Cityn edhe me Daniel Jamesin për transferimin e lojtarit.

Mesfushori tashmë i ka kaluar testet mjekësore dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Old Trafford.

"Manchester Unitedi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje bazë me Swansea Cityn dhe Daniel James për transferimin e tij te klubi".

"Daniel i ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore në 'Aon Training Complex'. Detaje të tjera do të jepen pas hapjes së afatit kalimtar ndërkombëtar në javën e ardhshme", thuhet në faqen zyrtare të klubit anglez.

Uellsiani 21-vjeçar ka qenë pjesë e Akademisë së Hull Cityt, pastaj është përfshirë në grupmoshat e reja të Swanseas, ku e ka nisur karrierën profesionale në vitin 2016. /Telegrafi/