Please enter at least 3 characters.

“E ke të sigurt postin e ministrit të Mbrojtjes”, Quni zbulon çka i ofroi VV-ja

2022/09/306790396_604475547876754_457116467846485412_n.png

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka treguar se si u kontaktua nga Lëvizja Vetëvendosje, siç thotë ai, për të siguruar votën e tij për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Quni theksoi se në këmbim iu ofrua pozita e ministrit të Mbrojtjes.

“Kërkohet nga një qytetar i Kosovës në Britani të Madhe, nëpërmjet një bashkëluftëtari tim, një njeri shumë i afërt me mua që ta ketë një bashkëbisedim pa e specifikuar temën, cila është arsyeja. E pyes cila është fusha, profesioni e interesimi. Por më tha komandant nuk e di, e njoh i besoj dhe thjesht ka kërkuar të takohet, i ka ndihmuar Kosovës, është qytetar i ndershëm, është afarist. Me të vërtetë pranova, në takimin e parë më krijoi një pozitivitet”, tha Quni për Klan Kosova.

“Jo vetëm në bazë të përshkrimit edhe paraqitjes së tij dhe kultura e komunikimit, ishte në nivel. Gjatë bisedës qenka që të përafrohemi LDK dhe LVV, e dëgjova deri në momentin kur thotë se Z. Kurti ka shumë vlerësim të lartë për ty, edhe e ke të sigurt postin e ministrit të Mbrojtjes, aty nuk jam ndjerë mirë, mundem të them se jam ndjerë edhe i ofenduar”, tha Quni.