Please enter at least 3 characters.

E hëna sjell mot të kthjellët në të gjithë Shqipërinë

Edhe për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në det parashikohet i forcës 2–3 ballë. /tch/