Please enter at least 3 characters.

“E di sa punë duhet, të uroj për arritjen” – Samuel Eto’o e befason Vedat Muriqin me një mesazh

Legjenda e futbollit botëror, Samuel Eto’o, e ka uruar Vedat Muriqin për rekordin e thyer me fanellën e Mallorcas, sa i përket golave të shënuar në elitën spanjolle.

Sulmuesi kosovar ka arritur në 55 gola në La Liga, një më shumë se vetë Eto’o, duke e tejkaluar kështu ish-yllin kamerunas.

Përmes një video-mesazhi të publikuar nga Mallorca, Eto’o e përgëzoi Muriqin për këtë arritje:

“Vedat, përshëndetje nga Kameruni. Dua të të përgëzoj. Jam i lumtur për atë që ke arritur. E di se të është dashur shumë, shumë punë. Por dua që të vazhdosh, të kënaqesh dhe ta bësh RCD Mallorcan tonë edhe më të madhe".

"Urime edhe një herë për ty dhe për të gjithë bashkëlojtarët që të kanë ndihmuar ta arrish këtë sukses. Urime!”, deklaroi Eto’o.


Muriqi u shfaq i befasuar dhe shumë i emocionuar nga mesazhi, duke e falënderuar Eto’on dhe duke vlerësuar fjalët e tij. /Telegrafi/