E dashura e Ronaldos, Georgina rrëmben vëmendjen në Kanë
217:"CANNES, FRANCE - MAY 21: Georgina Rodriguez attends the screening of "Once Upon A Time In Hollywood" during the 72nd annual Cannes Film Festival on May 21, 2019 in Cannes, France. (Photo by John Phillips/Getty Images)
Georgina Rodriguez (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
22/05/2019
E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka rrëmbyer gjithë vëmendjen në premierën e "Once Upon a Time in Hollywood", në Festivalin e Filmit në Kanë.
Modelja spanjolle dukej e mahnitshme, gjersa bëri parakalimin e saj në tepihun e kuq e veshur me një fustan të zi. Ajo e ka kombinuar dukjen e saj me një byzylyk rreth qafës e me flokë të kapura.
25-vjeçarja ka vënë në pah linjat mbresëlënëse trupore, për të cilat vazhdimisht përflitet pasi edhe të shumtën e kohës e kalon në palestër.
Georgina është njoftuar me Cristianon para shtatë vitesh dhe dyshja tashmë kanë një vajzë të quajtur, Alana Martina. Ylli portugez është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë, të cilët kanë lindur përmes nënave surrogate. /Telegrafi/


