Please enter at least 3 characters.

E dashura e Ronaldos, Georgina publikon video duke ushtruar në shoqërinë e fëmijëve

2018/10/GeorginaRodriguez2-2-e1540416473500.jpg
265:"VENICE, ITALY - AUGUST 29: Georgina Rodriguez walks the red carpet ahead of the opening ceremony and the 'First Man' screening during the 75th Venice Film Festival at Sala Grande on August 29, 2018 in Venice, Italy. (Photo by Vittorio Zunino Celotto/Getty Images)
12:"Getty Images

Georgina Rodriguez nuk publikon shpesh imazhe në rrjetet sociale nga jeta e saj e përditshme, mirëpo kësaj radhe e ka bërë një përjashtim.

Ajo ka vendosur të tregojë se si arrin t'i ruajë linjat e përsosura trupore.

Georgina Rodriguez (Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Në këtë mënyrë, e dashura e Cristiano Ronaldos e ka publikuar video në Instagram, ku shfaqet duke bërë ushtrime.

Ajo paraqitet e veshur në mënyrë sportive teksa bën ushtrime dhe njëkohësisht vë në plan të parë figurën trupore.

Porse në video ndodhen edhe fëmijët që ajo është duke i rritur me futbollistin e famshëm portugez.

"Lumturia ime, familja ime. Të gjithë energjinë ia dedikojmë babait dhe Juventusit", ka shkruar Georgina në përshkrim.

Pjesë e videove të publikuara nga ajo janë të vegjlit Mateo Ronaldo dhe Eva Maria Dos Santos. /Telegrafi/