Please enter at least 3 characters.

E dashura e Leonardo DiCaprios shkëlqen me një fustan të shkurtër në eventin e Dolce & Gabbana në Itali, përkrah Theo James

E dashura e Leonardo DiCaprios, Vittoria Ceretti, iu bashkua aktorit Theo James — një nga pretendentët kryesorë për rolin e James Bond — në një event të markës Dolce & Gabbana për parfumin “Light Blue”, të mbajtur në Capri, Itali, të enjten.

Modelja 26-vjeçare – e cila është në një lidhje romantike me fituesin e çmimit Oscar, 50-vjeçarin DiCaprio, që nga gushti i vitit 2023 – dukej mahnitëse me një fustan të shkurtër të bardhë.

Ajo tregoi linjat e saj trupore me këtë fustan të ngushtë, që kishte detaje me dantellë dhe rripa të hollë në supe.

Theo, 40 vjeç, i cili është përfolur si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Daniel Craig në rolin e James Bond, kishte zgjedhur një kostum elegant prej liri në ngjyrë bezhë.

Të dy u fotografuan mbi një jaht, gjatë promovimit të parfumit të markës italiane.

Theo portretizoi pushuesin arrogant Cameron Sullivan në sezonin e dytë të serialit të njohur të HBO-së, The White Lotus. Ai aktualisht është një nga emrat kryesorë në garë për rolin e ri të James Bond, ndërsa John Hill nga Coral ka deklaruar: “Kemi parë një valë të fortë mbështetjeje për Theo James.”

Që nga njoftimi i largimit të Daniel Craig nga roli ikonik, janë përmendur shumë emra si pasues të mundshëm — që nga yje të njohur si aktori i Luther, Idris Elba, e deri te aktorë më pak të njohur si skocezi Stuart Martin.

Theo ka lënë mbresa në rolet ku ka interpretuar personazhe “të pabesueshëm”, të errët dhe me moral të dyshimtë — ngjashëm me karakterin e James Bond — si në The White Lotus, ashtu edhe në filmin e Guy Ritchie-t, The Gentlemen. /Telegrafi/