E bën vëllain për spital
28/08/2016
Policia ka arrestuar në Gllogoc një person si të dyshuar se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën - vëllain e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.


