Please enter at least 3 characters.

DZZHTI: Rritet interesi për investim në Maqedoninë e Veriut

2016/01/investimet.jpg

Në periudhën korrik 2024 – qershor 2026, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti në 1,381 miliardë euro, që pëfaqëson një fluks 86 për qind më të lartë krahasuar me periudhën e analizuar nga qershori i vitit 2017 deri në maj të vitit 2019. Për më tepër, fluksi i investimeve të huaja direkte për kokë banori u rrit nga 405 në 752 euro, informoi Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale (DZZHTI).

Këto të dhëna, siç thonë nga DZZHTI, janë tregues i interesimit në rritje për investime dhe i potencialit të vendit tonë si destinacion tërheqës për investime.

“Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale (DZZHTI), si institucion qeveritar, vazhdon të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e klimës së investimeve, tërheqjen e investimeve të reja cilësore dhe krijimin e kushteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Më shumë investime cilësore = Më shumë mundësi – Zhvillim më i madh ekonomik!”, porosisin nga Drejtoria për Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale.