Please enter at least 3 characters.

Dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën në Prishtinë, arrestohet një person

Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerje të sulmit seksual ndaj një të miture.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.02.2026, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 18.02.2026, 16:50. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/