Please enter at least 3 characters.

Dyshohet se në mëngjes një ujk ka ''vizituar'' Tetovën (Foto/Video)

2016/08/Ujku-në-Tetovë-22.jpg

Qytetarët e Tetovës i janë drejtuar Telegrafit në Maqedoni për një shqetësim në lidhje me një ujk për të cilin thonë se ka lëvizuar nëpër rrugën 'Kiro Ristovski Drnc'' që gjendet tek varrezat e qytetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dyshimet janë nëse me me të vërtetë ka qenë ujk apo ka qenë qen i racës ''Husky'' që njejtë përngjanë me një ujk.

Telegrafi Maqedoni ju sjell shqetësimin e qytetarëve dhe deri tani jemi duke kontaktuar edhe me Marjan Josifoski, zëdhënësin e Sektorit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoni, për tu njoftuar a ka ndonjë ankesë nga qytetarët.

Josifoski thotë ''deri tani në SPB Tetovë nuk është paraqitur askush për të alarmuar dhe njoftuar policinë për lëvizjen e ndonjë ujku''

Në vazhdim ju sjellim fotografitë dhe videon se ku shihet ujku i fotografuar dhe inçizuar nga qytetarët e shqetësuar./Telegrafi/