“Dybala vlen 100 milionë euro"
25/01/2016
Zamparini për Radio Due ka thënë se në fillim të gjithë e kritikonin se e ka shitur shtrenjtë argjentinasin, ndërsa tani e kritikojnë se e ka shitur pak.
“Tani të gjithë më thonë se e kam shitur atë pak, por më herët vetëm unë besoja se ai ishte Messi i ri”.
“Dybala tani vlen 100 milionë euro dhe këtë është duke e treguar në fushë”, ka thënë Zamparini.
22-vjeçari ka shënuar 12 gola këtë sezon në Serie A dhe është lojtari më më formë te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/


