Please enter at least 3 characters.

Dybala në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Valencias

2018/09/dybala.jpg

Paulo Dybala pësoi një ndrydhje të këmbës në fitoren e Juventusit kundër Sassuolo, duke e vu atë dyshim për ndeshjen e Valencias të së mërkurës mbrëma.

Sulmuesi argjentinas luajti 90 minuta në fitoren 2-1 ndaj Sassuolos, gjë që i pa Bianconerët të arrijnë rekord prej 100 për qind të fitoreve këtë sezon.

Megjithatë, klubi këtë pasdite zbuloi se 'La Joya' mori një trajtim për një ndrydhje në këmbën e tij të majtë", e cila ndodhi në lojën e djeshme.

Kjo ka bërë që ylli argjentinas mund të mungojë ndaj Valencias në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Pjesa tjetër e lojtarëve që u paraqiten dje (e diel) ka punuar në palestër, ndërsa pjesa tjetër ka pasur një seancë teknike në fushë.

Dybala mund të jetë mungesa e madhe e Juventusit ndaj Valencias (Foto: Juventus/Twitter)

Juve gjithashtu ka konfirmuar se Giorgio Chiellini do të bashkohet me Massimiliano Allegrin për konferencën për shtyp të së nesërmes.

Juventusi do të luajë të mërkurën nga ora 21:00 në stadiumin e Valencias, Mestalla. /Telegrafi/