Dy viktima dhe 193 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
362:"A detail of a hand holding a lateral flow test that shows a negative result in a domestic bathroom on 'Freedom Day', 19th July 2021, in London, England. 'Freedom Day' is the date that Prime Minister Boris Johnson's UK government set as the end of Covid pandemic social distancing conditions with the end of mandatory face coverings in shops and public transport.
28:"In Pictures via Getty Images
01/07/2022
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë njofton se dje janë kryer 894 teste, ndërsa janë regjistruar 193 raste të reja me COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik njofton se dje janë regjistruar 97 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në regjistrin "Termini Im" janë regjistruar dy viktima nga coronavirusi Shkup (85) dhe Berovë (76). Viktimat kanë ndërruar jetë më 13.06.2022 dhe 20.06.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 314.211, numri i të shëruarve është 303.989, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 895./Telegrafi/


