Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi anglez paralajmëron mbështetësit
Klubi anglez i futbollit, Chelsea u ka kërkuar tifozëve të tyre që udhëtuan për në Napoli për ndeshjen e sotme (e mërkurë) në Ligën e Kampionëve të marrin masa paraprake shtesë pasi dy prej tifozëve të tyre përfunduan në spital.
Në prag të kësaj ndeshje, Chelsea i ftoi tifozët e saj të shmangnin shëtitjet nëpër Napoli me emblemat e Bluve dhe të mblidheshin në vendet e paracaktuara nga të cilat do të transportoheshin në stadium me autobusë të posaçëm nën shoqërimin e policisë.
"Klubi është në dijeni të incidentit që ndodhi të martën në mbrëmje në Napoli. Dy tifozë u trajtuan në spital pasi pësuan lëndime jo kërcënuese për jetën. Ne i nxisim të gjithë tifozët të tregojnë kujdes ndërsa janë në Napoli dhe t'i përmbahen këshillave të lëshuara më parë nga klubi", thuhet në komunikatë.
The club is aware of an incident that took place on Tuesday evening in Naples.
Two fans are being treated in hospital, having sustained non-life-threatening injuries.
The club would like to remind all supporters to exercise extreme caution whilst in the city and take note of…
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 27, 2026
Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar se si u lënduan dy tifozët e Chelseat.
Nga rruga, rreth 2,500 tifozë të Chelseat kanë bileta për ndeshjen kundër Napolit, e cila do të luhet sonte në orën 21:00 në stadiumin Diego Armando Maradona.
Kujtojmë se, para xhiros së fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, Napoli është në vendin e 25-të dhe i duhet një fitore për t’u kualifikuar në fazën play-off, ndërsa Chelsea, e vendit të tetë, ka një shans për të fituar një vend direkt në raundin e 1/8-tës. /Telegrafi/


