Dy persona ndalohen në Leposaviq, hyrën ilegalisht nga Serbia në Kosovë
12/11/2025
Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona, një mashkull dhe një femër kosovarë, të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është zbuluar nga njësiti policor gjatë patrullimit në zonën kufitare të Leposaviqit.
Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar dhe do të procedohet në procedurë të rregullt ligjore. /Telegrafi/


