Please enter at least 3 characters.

Dy patriotët e Kombëtares, nga Beogradi në Elbasan (Foto)

2016/01/dy-patriot-euml-t-e-komb-euml-tares-nga-beogradi-n-euml-elbasan-foto_hd.jpg

Vitin e kaluar kur Taulanti ishte i vetëm përballë 12 lojtarëve serb, atij i shkoi në ndihmë Lenjani si shok i mirë i tij, ndërsa patriotizmin e tyre nuk mund ta mohoj askush.

Ndërkohë pas ndeshjes madhështore në ‘Elbasan Arena’, ku Shqipëria riktheu rezultatin ndaj Armenisë 2-1, Xhaka dhe Lenjani treguan edhe njëherë se sa patriotë janë, transmeton Telegrafi.

Pas ndeshjes duke festuar me tifozë, të dy heronjtë tanë vënë në kokat e tyre plisat e bardhë që identifikohen me ta shqiptarët.

E natyrisht që ky gjest i tyre ishte i madh, pasi tifozët në stadium filluan t’i thërrasin emrat e tyre dhe i duartrokitën fuqishëm.

Kujtojmë që në ndeshjen Shqipëri – Armeni, Xhaka dhe Lenjani ishin edhe asistues të golave të Mavrajt dhe Gashit.

"Me plisa të bardhë, duke i treguar të gjithëve se jem krenar që jem shqiptarë", shkroi Lenjani sipër fotos në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook./Telegrafi/