Dy OJQ do të gatuajn ushqim për të pastrehët në Shkup
21/04/2017
Nisma ''Cicëro nj vakt'' dhe shoqata qytetare ''Lëviz me gisht'' në ora 17:00 të ditës së sotme, në afërsi të Sallës Universale, do të gatuajnë për të pastrehët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, në këtë mënyrë do të festohet ditëlindja e dytë e grupit entuziastë që përgatitë dhe dhuron vakt ushqimi për të pastrehët.
Ushqimet e përgatitura do t'u jepen të pastrehëve nesër, nga ora 12:30, pas shtëpisë muze të Nënë Terezës. Organizatorët do të tentojnë që të arrijnë në 150 vakte ushqimi./Telegrafi/


